Një sherr për motive ende të paqarta ka ndodhur në ambientet e spitalit “Shefqet Ndroqi” së ditën e sotme.
Dy punonjës të këtij spitali, infermierë, janë konfliktuar fizikisht dhe njëri prej tyre, shtetasi me iniciale D.Ç, 32-vjeç, ka goditur me thikë kolegun me iniciale M.O 37-vjeç.
Ky i fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit infermier, i cili dyshohet se është arratisur.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak: Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit. Shtetasi M. O. është në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit D. Ç. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.