
Një sherr masiv ka ndodhur mes gjimnazistëve në Kamëz, ku për pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur. Burime bëjnë me dije se sherri ka ndodhur në murin rrethues të gjimnazit “Ibrahim Rugova”, ku si pasojë e konflktit dy prej të rinjve, 16- vjeçarë kanë mbetur të plagosur me thikë në gjoks.
Sipas informacionit të fundit, ata sapo kanë mbërritur në spital, ku po i nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore, ndërsa gjendja e tyre raportohet të jetë stabël.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta si dhe numri i saktë i përsonave të përfshirë në konflikt.
Deklarata e plotë e policisë:
Kamëz/Informacion paraprak
Rreth orës 10:50, te bulevardi “Nënë Tereza”, në rrugë, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, disa shtetas të mitur, të moshave 15-17 vjeç.
Gjatë konfliktit janë dëmtuar, dyshohet me mjet të mprehtë, dy 16-vjeçarë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Është dëmtuar lehtë dhe një bashkëmoshatar i tyre, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas dhe po marrin deklaratat e tyre.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e të gjithë shtetasve të përfshirë në konflikt.