
Seanca e sotme gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt ka vijuar me shqyrtimin e detajuar të raportit të autopsisë, i cili përmban gjetje të rëndësishme lidhur me mënyrën dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur vrasja.
Gjatë seancës, ekspertët mjeko–ligjorë kanë paraqitur analizat dhe konkluzionet e tyre përpara trupit gjykues, ndërsa palët e përfshira në proces kanë pasur mundësi të parashtrojnë pyetje dhe vërejtje lidhur me përmbajtjen e raportit. Kjo fazë e gjykimit konsiderohet një ndër më të rëndësishmet, pasi pritet të ndihmojë në sqarimin e detajeve kyçe që lidhen me motivet dhe dinamikën e ngjarjes tragjike që i mori jetën Liridona Ademajt.
Më konkretisht hematoma e krijuar në dorën e saj të majtë, e cila sipas raportit të autopsisë është shkaktuar para vdekjes. Për këtë çështje, me pyetje drejtuar mjekut ligjor Naim Uka ka vazhduar edhe i akuzuari Naim Murseli, ish-bashkëshorti i të ndjerës.
Seanca e sotme gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt ka vazhduar me shqyrtimin e raportit të autopsisë.
Më konkretisht hematoma e krijuar në dorën e saj të majtë, e cila sipas raportit të autopsisë është shkaktuar para vdekjes. Për këtë çështje, me pyetje drejtuar mjekut ligjor Naim Uka ka vazhduar edhe i akuzuari Naim Murseli, ish-bashkëshorti i të ndjerës.
“Nuk besoj që një shenjë në dorë mund të shkaktohet nga dikush që nuk ka qenë fare prezent. Sipas prokurores, kam mbajtur bashkëshorten time për mos t’iu shmangur plumbit. A e vërteton kjo që unë e kam mbajtur bashkëshorten në momentin e vrasjes?”, tha Naim Murseli.
“Mjeku ligjor nuk paragjykon pozita apo situata. Mjeku ligjor e ka obligim të bëjë karakteristikat e dëmtimeve trupore.”, u përgjigj Naim Uka.
“Ajo plagë a ka mund të ndodhë ajo plagë 59 minuta para vdekjes ose 10 sekonda para vdekjes?”, pyeti tutje Murseli.