Burime nga rrjetet sociale tregojnë se Avdyli ka dalë live në TikTok disa orë pas sulmit, duke u përpjekur të flasë, por zëri i tij ishte pothuajse i pakuptueshëm. Në fytyrë i duken qartë shenja të rënda dhune, ndërsa buzët dhe dhëmbët duken të dëmtuar rëndë, aq sa ndjekësit dyshojnë se disa prej tyre mund t’i jenë shkulur.
Çfarë thuhet se ka ndodhur?
Një tjetër TikTok-er ka publikuar një video ku tregon versionin e tij për ngjarjen, duke pohuar se Rasimi është rrahur nga disa shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, konflikti ka nisur për shkak të fyerjeve dhe sharjeve që Rasimi u ka bërë familjeve të tyre në rrjetet sociale.
Ai madje pretendon se sulmuesit i kanë shkulur dhëmbët Rasimit, e kanë rrahur rëndë, dhe më pas e kanë dërguar drejt Maqedonisë, ku dyshohet se ndodhet tani.
Në videon Live të shpërndarë nga vetë Rasimi, ai shfaqet i lodhur, i tronditur dhe me vështirësi të dukshme në të folur. Pamjet kanë alarmuar ndjekësit e tij, ndërsa komentet janë mbushur me reagime të forta.