Ngjarja tragjike që i mori jetën 31-vjeçarit Egli Pashollari ka tronditur jo vetëm familjarët, por edhe rrethin e tij shoqëror, të cilët kanë reaguar me dhimbje në rrjetet sociale.
Ndër mesazhet më prekëse është ai i një miku të tij, i njohur në TikTok si “Gucci”, i cili ka ndarë një foto ku shfaqet në një tavolinë me shokët, mes tyre edhe vetë viktima. Në postimin e tij, ai e kujton me nofkën që përdornin mes tyre:
“Qofsh i xhennetit bro, RIP Cerri, Allahu ta pranoftë”, shkruan ai, duke i dhënë lamtumirën mikut të tij.
Sipas burimeve nga rrethi shoqëror, Egli njihej mes miqve edhe si “Cerri i parkut”, një pseudonim që tashmë po përmendet shpesh në reagimet e tyre në rrjet.
Në pamjet e publikuara në InstaStory, ai shihet në një moment të qetë, i ulur në tavolinë së bashku me shokët, mes tyre edhe persona të njohur si Anaid Kaloti.
Ndërkohë, dhimbja për humbjen e tij vazhdon të jetë e madhe, ndërsa miqtë dhe familjarët po e kujtojnë përmes fotografive dhe mesazheve që tregojnë se pas lajmit të rëndë, mbeten kujtimet e një jete të ndërprerë në mes.
