Screenshot
Kutia e pandorës u rikthye në shtëpinë e ’’Big Brother VIP Albania 4’’ mbrëmjen e sotme, e cila u hap nga Miri. Ana e mirë e saj ishte takimi emocionues me të bijl. por goditja e vërtetë erdhi me zarfin e zi. Aty Miri u përball fjalët e rënda të babait të Selin:
“Ai një punë zhigolo mund ta kishte bërë shumë mirë, mos u merrni me perversitetin e tij, një zhigolo.”
Pas këtij mesazhi të fortë, Miri u shfaq i tronditur dhe i prekur thellë. Me zë të dridhur ai pranoi se nuk e kishte imagjinuar kurrë një reagim të tillë dhe se gjithçka e kishte marrë në mënyrë shumë personale.
“Jam i shokuar, nuk e prisja. Padyshim që ai ka merakun e vajzës së tij, se kam edhe unë vajzë vetë. Por ndihem i fyer, sepse nuk ka qenë ky qëllimi im. Ai e ka lexuar gabim atë që duket nga ekrani. Nuk jam pervers,” u shpreh Miri.
Ai theksoi se çdo veprim i tij ka ardhur nga ndjenja dhe jo nga qëllime të gabuara, duke shtuar se dashurinë dhe respektin për një vajzë i njeh shumë mirë, sidomos si prind.
“E kam menduar këtë edhe kur kam qenë në një shtrat me Selinën. Ndoshta ajo që unë kam bërë është kuptuar ndryshe. Nëse është ndjerë i cënuar, i kërkoj ndjesë, por nuk ka qenë kurrë qëllimi im të shfaqem kështu.”
Miri foli me admirim për Selinën, duke e përshkruar si një vajzë me pjekuri dhe fjalor që rrallë shihet për moshën e saj.
“E shoh në mënyrë admirues. Them shpesh: uroj që vajza ime të bëhet një ditë si ajo.”
Në fund, ai premtoi se nga ky moment do të jetë më i rezervuar dhe më i kujdesshëm në sjellje, duke kuptuar se çdo veprim brenda shtëpisë lexohet dhe gjykohet nga jashtë.
Një episod i fortë emocional që pritet të ketë pasoja të mëdha në dinamikat e lojës dhe në raportin e Mirit me Selinën.