Pas masakrës që mori jetën e xhaxhait,Astrit Kalasë, mbesa e gjyqtarit, Alda prek me reagimin e saj.
Pas vrasjes tragjike të gjyqtarit Astrit Kalaja, dhimbja dhe tronditja kanë prekur thellë familjen, kolegët dhe komunitetin e drejtësisë. Në mes të kësaj dhimbjeje ka ardhur edhe një reagim prekës nga mbesa e tij, Alda Kalaja, e cila përmes një postimi në “Facebook” ka shprehur ndjenjat e saj të thella për humbjen e një njeriu të dashur, një axha të përkushtuar dhe një figurë të respektuar të sistemit të drejtësisë. Ajo ka ndarë dhimbjen që ndjen për familjen e tij, për bashkëshorten, fëmijët dhe nipin e vogël, duke theksuar se kjo humbje është e pazëvendësueshme.
Në mesazhin e saj emocional, Alda përshkruan axhën e saj si një gjyqtar që gjithmonë ka vepruar me ndershmëri dhe përkushtim, duke zbatuar ligjet e miratuara nga politika pa u ndikuar nga presionet e jashtme. Ajo thekson se, përtej detyrës së tij, ai ishte një njeri që i përkushtohej familjes dhe që la pas një trashëgimi të fuqishme të integritetit dhe drejtësisë. Alda kujton se humbja e tij është një goditje e madhe për familjen, e cila përballet me boshllëkun që ka lënë në zemrat e tyre, dhe përshkruan dhimbjen që ndihet nga bashkëshortja, fëmijët dhe nipi i vogël, të cilët humbën një mbështetje, një mentor dhe një figurë të dashur të pashlyeshme në jetën e tyre.
Mesazhi i saj i plotë:
“Shume fjale u thane sot per Astritin Shume rende komentoi populli mbare por askush nuk e kupton qe axha Jem Astriti e Shume Gjyqtare si ai jane te detyruar te zbatojne ligjet e flliqura qe miratohen dhe votohen ne parlament nga palet politike.
Ai gjithmone e ka kryer me perkushtim detyren e tij duke zbatuar ato ligje qe i miratojne politikanet pa pasur parasysh pasojat. Ligjet jane instrumentet e punes te nje Gjyqtari o Popull.
Sot Pak fjale lexova per nje grua qe humbi bashkeshortin per Vajzat dhe djalin qe humben babain dhe per nipin e vogel qe nuk do beje me kurre nje shetitje me Gjyshin e tij te dashur. Zoti te paste ne parajse Astrit Kalaja cfaredo qe te Thone ti do mbetesh njeri i Drejte i familjes dhe i shoqerise.
Njerezit ne Shqiperi akoma nuk Po e kuptojne se asgje nuk eshte me e shtrenjte se jeta. Nuk mund tja marresh jeten nje personi ne kete menyre. Skeni asnje te drejte.
Ngushellimet e mia te sinqerta Bones shoqja e jetes e Titit ( keshtu e thirrnin ne familjen time axhen Tit)bashkeshortja e perkushtuar dhe e embel ,ngushellime Bjornes,Endritit ,Uandes per humbjen e Babes (jua di mire dhimbjen qe keni ne shpirt o yje) Zoti ju forcofte. Ngushellime Merites per humbjen e Vellait te saj te vetem Zoti ti Rujt Nipin mbesat dhe femijet Rita.
Axha Tit ma perqafo fort Bushin e me keputet shpirti qe iket kaq te rinj te dy. Kjo eshte Shume e padrejte duhet te shijonit edhe me gjate familjet e mrekullueshme qe krijuat dhe qe do i mungoni Shume. Tani jeni bashke e keni njeri tjetrin njesoj sikur ishit ne Shkoder. Do mbeteni gjithmone ne Kujtimet dhe ne zemrat tona te dy”