Gjatë ditës së premte në Prishtinë, ka humbur jetën dizjaneri i njohur, Festim Isufi.
Për vdekjen e tij kanë reaguar edhe shumë figura të njohura, ndër ta është edhe moderatorja Argjira Spanca. Nëpërmjet një instastory ajo ka shprehur ngusjëllimet e saj për humbjen e 34-vjeçarit.
“E shokur nga lajmi!!! Jeta ndonjëherë bëhet një barrë e padurueshme dhe fatkeqësisht ai nuk pa rrugëdalje tjetër. Nuk gjykoj, vetëm lutem që shpirti i tij të gjejë paqe dhe që familja e tij të gjejë forcën të kalojë këtë dhimbje të madhe. Prehu në paqe mik!”

Edhe moderatori Labinot Gashi ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të dizajnerit dhe ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta për familjarët në llogarinë e tij.
“Me trishtim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta te Festim Isufit. Ai ishte me shume se një bashkëpunëtor, ishte një njeri jashtëzakonshëm, i përkushtuar, i sinqerte dhe gjithmonë gatshëm te ndihmonte me zemër te hapur. Kontributi i tij profesional dhe njerëzor do te mbetet i paharruar për te gjithë ne qe patëm fatin ta njohim e të punojmë me të. Ngushëllimet e mia me të sinqerta familjes, miqve dhe te gjithë atyre qe ndihen te prekur nga kjo humbje e madhe. U prehtë ne paqe.” Ishin fjalët e Gashit.

Miku i tij Krenar Shala, ka treguar se ka biseduar me të pak para se të vdiste.
Ai tha se do ta kujtojë Isufin si shok të mirë dhe si frymëzim.
“Lamtumirë, Festim shoku… Sot në mëngjes folëm si gjithmonë… kurrë s’e imagjinova se do të ishte hera e fundit, nuk po gjej fjalë ta pranojë që ti nuk je më mes nesh. Ishe jo vetëm një shok i mirë, por edhe një frymëzim – një dizajner me shpirt të madh e talent të rrallë. Me ty ndanim ëndrra, qeshje, plane… dhe tani ndjej një munges të thellë. Do të më mungosh çdo ditë. U prehsh në paqe, e Allahu të shpërbleftë me Xhenet”, shkroi ai.
