Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar dhe atë italian, pasi një 12-vjeçar shqiptar, Louis Pisha, ka humbur jetën tragjikisht në Bolonjë, Itali, pasi ka rënë nga kati i tetë i një pallati. Sipas mediave lokale, ai ndodhej në tarracën e godinës së bashku me dy shokët e tij kur ndodhi aksidenti fatal.
Sipas informacionit paraprak, i mituri ka hipur mbi një dritare plastike në çati, e cila është thyer papritur, duke shkaktuar rënien e tij nga lartësia. Shokët e tij janë përpjekur ta mbajnë të varur dhe ta ndihmojnë, por përpjekjet kanë qenë të pasuksesshme dhe 12-vjeçari ka rënë dhe ka ndërruar jetë menjëherë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës 118, policia dhe zjarrfikësit, por çdo përpjekje për të shpëtuar jetën e tij ka qenë e kotë. Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar çdo detaj të aksidentit tragjik.