
Elvis Shkëmbi është autori i arrestuar i vrasjes së gjytarit Astrit Kalaja dhe plagosjen e dy personave të tjerë (babë e bir) në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Gjyqtari Astrit Kalaja ka humbur jetën pasi u qëllua me armë zjarri brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë. Mësohet se Kalaja ka qenë në një prej sallave të vogla të Gjykatës, ku autori ka hyrë me lehtësi brenda i armatosur dhe ka qëlluar drejt gjytarit.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se gjytari ka qenë në një gjyq për pronat, ndërsa autori ka qenë palë në gjyq. Dyshohet se shkak është bërë pikërisht kjo çështje