Gazetarja Liridona Vejseli ka deklaruar se Daorsa Spahiu, 25-vjeçarja nga Gjakova që humbi jetën mbrëmë në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, kishte përjetuar vazhdimisht presion fizik dhe psikik nga i dashuri i saj.
Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Vejseli tha se dëshmitarët okularë e kishin informuar për problemet që kishte vajza, duke treguar se shpesh dëgjohej britma nga banesa e saj.
“Fjalët e para që na thanë banorët që banonin aty, ishin se vajza në fjalë ka vuajtur dhe ka pasur shumë britma dhe dhunë fizike, si dhe një gjendje të tensionuar fizike të sajën”, tha Vejseli.
“Komshinjtë e tjerë e kanë fotografuar dhe regjistruar atë disa herë në ballkon, ku ka qarë dhe ka kërcënuar të vetëvritej, ka folur në telefon dhe ka dërguar mesazhe. Rrethanat e gjithë komunitetit tregojnë se vajza ka pasur probleme, por askush nuk ka ndërmarrë veprime për t’i njoftuar autoritetet.”
Vejseli shtoi se para ngjarjes tragjike, telefoni i vajzës kishte rënë në një kafene pranë banesës së saj. Pronari e kishte marrë dhe i kishte treguar se telefoni ishte i vajzës, duke pritur që dikush ta merrte. Më vonë ai kishte parë policinë dhe kuptuar se vajza kishte ndërruar jetë.
“Në vendin e ngjarjes, policia dhe prokuroria kishin gjetur barna për gjendje të rënduar të shëndetit mendor,” tha Vejseli.
Lexo edhe:
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa autoritetet janë duke vazhduar hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes.Klankosova.tv