Kutia e Pandorës këtë herë u hap nga duart e Stelinës dhe ajo që doli prej saj ndryshoi rrjedhën e lojës në Big Brother VIP Albania. Për herë të parë, banorja u përball drejtpërdrejt me pamjet që deri më tani vetëm i kishte hamendësuar… një video ku Kejsi shihej duke u puthur me një vajzë tjetër.
Ajo pranoi se kjo ishte pikërisht ajo që kishte shprehur prej ditësh, duke theksuar se edhe pse nuk i kishte parë më parë pamjet me sytë e saj, i kishte pritur.
“Ka qenë ajo që kam shprehur para pak ditësh. E prisja, ndoshta nuk e kisha parë më sytë e mi, por e prisja. Jam ende e paqartë nëse kjo marrëdhënie është përfunduar apo është lënë pezull. Po gjykohem si vajzë e ftohtë dhe e paqëndrueshme, por kjo është arsyeja,” – u shpreh Stelina, duke hedhur dritë mbi sjelljen e saj të komentuar shpesh nga publiku.
Por “e keqja” e Kutisë së Pandorës nuk përfundoi me kaq. Si pasojë e sfidës, Stelinës iu desh të përballej me një tjetër situatë të vështirë brenda shtëpisë. Ajo u bë banore e vetme, në një ambient të përbashkët me Ina Aderin, vajzën që Keijsi u shfaq duke u puthur.
“Ajo vajza është arsyeja se përse ne jemi zënë”-tha Stelina.