Stafi i fakultetit të Gjuhëve të Huaja i shpreh ngushëllimet familjarëve, të afërmve, kolegëve dhe miqve të Ilirjeta Metushit e cila prej 3 vitesh ka shërbyer si psikologe në fakultet. E ndjera dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak
Ilirjeta Metushi do të mbahet mend përgjithmonë për ata që e kanë njohur si një vajzë e buzëqeshur dhe me zemër të madhe.
Reagimi i fakultetit të Gjuhëve të Huaja
Me dhimbje të madhe njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges sonë të dashur, Ilirjeta Metushi, e cila që prej vitit 2022 ka qenë pranë studentëve dhe stafit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja si psikologe.
Ilirjeta do të mbahet mend për buzëqeshjen, mirëkuptimin dhe zemrën e saj të madhe që na frymëzoi të gjithëve.
Ngushëllimet tona më të ndjera shkojnë për familjen dhe të afërmit. Në këto çaste të dhimbshme, jemi pranë tyre me mendje dhe zemër.