Një moment që dukej si skenë filmi romantik në fushën e futbollit ka marrë një kthesë të papritur për futbollistin kostarikan Derrickson Quirós.
Vetëm tre ditë pasi i propozoi për martesë partneres së tij në stadium, përpara mijëra tifozëve të ekipit Xelajú në Guatemalë, lojtari ka bërë të ditur se fejesa dhe lidhja e tyre kanë marrë fund.
Quirós u bë viral në rrjetet sociale kur u ul në gjunjë në mes të fushës dhe mori një “PO” të shoqëruar me duartrokitje dhe përqafime, por lumturia zgjati vetëm 72 orë.
Përmes një deklarate në rrjetet sociale, futbollisti konfirmoi ndarjen, duke kërkuar respekt për privatësinë e tij dhe duke theksuar se tani do të përqendrohet plotësisht te karriera profesionale dhe zhvillimi personal.
Ai e cilësoi situatën si një periudhë të vështirë personale, ndërsa zgjodhi të mos japë detaje mbi arsyet që çuan në këtë vendim të papritur.