Screenshot
Ish-konkurrentja e “Love Island Albania”, Xhesika Elezi, duket se ka gjetur sërish dashurinë. Pas ndarjes nga Denis Mançe, me të cilin u bë shumë e njohur për publikun gjatë pjesëmarrjes në reality-show, ajo ka marrë një propozim romantik nga partneri i saj aktual.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Xhesika shihet në një plazh tropikal në Karaibe, në një moment shumë emocional. Partneri i saj ulet në gjunjë përpara saj në rërën e bardhë, ndërsa perëndimi i diellit krijon një atmosferë romantike dhe i kërkon dorën për martesë. E emocionuar, Xhesika vendos duart në fytyrë teksa përjeton momentin surprizë.
Videoja është shoqëruar me përshkrimin në anglisht:
“Just when I stopped looking for love, you found me” – që përkthehet: “Pikërisht kur ndalova së kërkuari dashurinë, ti më gjete mua.”


Xhesika Elezi u bë e njohur për publikun shqiptar gjatë pjesëmarrjes në “Love Island Albania”, reality show i transmetuar në TV Klan, ku pjesëmarrësit përpiqen të krijojnë lidhje romantike brenda vilës së programit. Love Island Albania Programi u transmetua për herë të parë në vitin 2023 dhe vendoste konkurrentët në një vilë ku formonin çifte dhe konkurronin për çmimin final.

Gjatë këtij formati, Xhesika u bë çift me Denis Mançen, me të cilin kishte pasur një histori edhe më herët. Dyshja vazhdoi lidhjen edhe pas përfundimit të spektaklit, por më pas konfirmuan ndarjen, duke theksuar se marrëdhënia e tyre kishte përfunduar pas disa mosmarrëveshjeve dhe ndërhyrjeve të jashtme.
Tashmë duket se kapitulli i ri në jetën e saj ka nisur larg Shqipërisë, me një propozim surprizë në Karaibe që ka tërhequr shumë vëmendje në rrjetet sociale.