
Përputhen
Edhe pse sezoni i ri ka nisur vetëm prej pak javësh, emisioni “Për’puthen” ka arritur të rikthehet sërish si një nga fenomenet më të përfolura të ekranit.
Por, prisni se nuk keni parë asgjë akoma. Pasi këtë herë, surpriza është e madhe: në emision ka ndodhur një propozim për martesë! Po, e lexuat mirë. Burime konfidenciale bëjnë me dije për revista “Class” se një prej çifteve duket se është gati për të hedhur hapin e madh, duke surprizuar jo vetëm konkurrentët, por edhe produksionin.
Episodi është regjistruar dhe pritet të transmetohet të hënën, duke i shtuar edhe më shumë kuriozitet ndjekësve. Tani ne kemi shumë pikëpyetje: kush është çifti që mund të shkojë drejt martesës? Si ka reaguar pjesa tjetër e konkurrentëve? Dhe mbi të gjitha a ka thënë “po”?