Shokët e shkollës kanë ndezur ditën e sotme qirinj në vendin ku u vra me thikë 14 vjeçari Martin Cani. Përveç qirinjve ata kanë vendosur edhe disa poster bardhë e zi me simbolin e vdekjes.
I mituri ndërroi jetë pas një sherri me thika mes adoleshentës pranë shkollës 9-vjeçare ‘Fan Noli’ ditën e djeshme (18 nëntor, 2024). Para përleshjes me thikë, grupi i nxënësve të Fan Nolit, viktima dhe autori me inicialet M.P, kanë pasur një sherr në ambientet e shkollës, me fjalë. Aty mësohet se ka ndërhyrë oficerja e sigurisë së shkollës. Fëmijët janë shprehur se e zgjidhën, nuk kanë më probleme, dhe se e gjitha ishte një keqkuptim, pasi kishin besuar se kishin sharë njëri-tjetrin, por thanë se e sqaruan dhe nuk kishin sharë njëri-tjetrin, por e gjitha ishte një keqkuptim.
Pas ngjarje, autori 14-vjeçar, i cili është larguar i ndihmuar nga një person që e ka çuar me makinë drejt spitalit privat, ka postuar një foto në Snapchat, me parakrahun e fashuar në njërën anë, dhe me dorën bërë grusht në anën tjetër si “triumf” që doli fitues në sherr.
Sa i përket dinamikës së ngjarjes, pas një sherri me grushte mes të përfshirëve, autori ka përfunduar i shtrirë në tokë dhe aty ka nxjerrë thikën duke qëlluar disa herë, viktimën Martin Cani, dhe Luis Mecen, të cilët ishin mbi trupin e tij duke u zënë.