Spektakli i humorit “Portokalli” ka nisur sezonin e tij të 44-të, duke ruajtur statusin si një nga emisionet më jetëgjatë në ekranin shqiptar. Por këtë herë, rikthimi nuk është shoqëruar me entuziazmin e zakonshëm të publikut. Përkundrazi, komentet në rrjetet sociale janë përplot kritika dhe zhgënjim.
Po mirë, çfarë ndodhi që u irrituan shqiptarët?
Shkak për këtë reagim masiv është bërë imitimi që aktori Gaz Paja realizoi mbi një personazh të njohur të TikTok-ut me emrin “Gland Beach”, një shqiptar që jeton në Gjermani. Ky personazh njihet për deklaratat e tij fyese ndaj bashkëkombësve që punojnë me djersë jashtë vendit, ndërsa vetë përfiton nga ndihma sociale e shtetit gjerman.
Fakti që një figurë e tillë mori hapësirë në skenën e “Portokallisë”, qoftë edhe në aspektin e humorit, ka zemëruar shumë ndjekës. Për publikun, ky është një tregues i qartë i rënies së standardeve të dikurshme.
Shumë shqiptarë kujtojnë me nostalgji periudhën kur “Portokallia” ofronte skeçe origjinale dhe aktorë të talentuar si Agron Llakaj, Gentian Zenelaj, Julian Deda, Ermal Mamaqi e të tjerë, që arrinin të sillnin të qeshura të sinqerta. Sot, sipas tyre, emisioni po i jep hapësirë “antivlerave” të rrjeteve sociale.
Si e komentuan ata nisjen e këtij sezoni të ri?
Në rrjetet sociale nuk munguan kritikat e ashpra ndaj spektaklit të humorit. Dhe ja si u shprehën ata:
“Portokallia ka firmosur falimentimin”, shkruan njëri prej tyre.
Ndërsa dikush tjetër i irrituar shkruan:” Humor me barbonat e TikTok-ut? Seiozisht e kanë këta”?
“Ça bëhet duke promovuar antivlera, s’kanë as pikë arti dhe as kreativiteti”, – pohon një komentues.
Më poshtë po ju paraqesim disa nga komentet.




