
Një aksident rrugor ka ndodhur sot në qytetin e Kukësit, ku është përfshirë një automjet i Policisë Rrugore.
Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët kryesore të qytetit, kur një “Ford” i policisë ka përplasur me forcë pjesën e pasme të një automjeti “Land Rover” të parkuar anës rrugës.
Si pasojë e përplasjes, makina e policisë ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën ballore dhe janë hapur airbagët. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.
Sipas dëshmive të qytetarëve që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes, mjeti i policisë dyshohet të ketë lëvizur me shpejtësi të lartë, por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.


