Dy persona janë arrestuar nga Policia e Pogradecit pas një tentative të dhunshme për të rrëmbyer një 17-vjeçar në lagjen nr. 3, me të cilin ata kishin pasur më parë një konflikt për motive të dobëta.
Autorët, Marjo Xhangolli, 33 vjeç, dhe Aljan Hilaj, 32 vjeç, tentuan ta detyronin të miturin të hipte me forcë në automjetin e tyre. Pasi plani dështoi, ata ushtruan dhunë fizike dhe e plagosën me thikë, duke u larguar më pas. Viktima mori trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndoqi autorët deri në Prrenjas, ku ata u kapën gjatë tentativës për t’u arratisur. Të arrestuarit akuzohen për “Heqje të paligjshme të lirisë” në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Plagosje të lehtë me dashje”.
Autoritetet kanë publikuar edhe një video të ngjarjes, që dokumenton tentativën për rrëmbim dhe përdorimin e dhunës nga dy të rinjtë.