Rreth orës 20:00, në lagjen “24 Maji”, gjatë një konflikti midis personave, ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës një 30-vjeçar.
Burime nga spitali konfirmojnë se i plagosuri është Bledar Skënderaj. 30-vjeçari ndodhet aktualisht në spitalin rajonal të Vlorës, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa mësohet se po lufton për jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.
Bledar Skënderaj është një figurë e njohur për policinë. Më 13 shtator 2017 është arrestuar sëbashku me një shtetas tjetër për vjedhje.