Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pak minuta më parë në Kamëz, duke shkaktuar alarm në zonë.
Sipas informacioneve paraprake, një grua ka mbetur e plagosur aksidentalisht, teksa bashkëshorti i saj dyshohet se ishte duke pastruar një armë gjahu (çifte). Nga pakujdesia, arma është shkrepur, duke e lënë të dëmtuar gruan.
Menjëherë pas ngjarjes, ajo është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa ende nuk bëhet e ditur gjendja e saj shëndetësore.
Autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit,