Një tjetër përplasje e fortë në distancë duket se ka përfshirë emra të njohur të skenës dhe televizionit, këtë herë pas përfundimit të rrugëtimit të Labinot Rexhës në Big Brother VIP Kosova 4.
Së fundmi, sipas Prive në Klan Kosova ish-banori i reality show-t ka pasur një komunikim të ashpër me këngëtaren dhe opinionisten e këtij edicioni, Leonora Jakupi.
Sipas tyre, këngëtari i ka shkruar drejtpërdrejt Jakupit, pas komenteve kritike që ajo kishte bërë për të gjatë spektaklit.
Situata mes tyre ka kaluar në tone të forta, ku mesazhet e publikuara lidhen me një “story” të Jakupit në Instagram, ku ajo promovonte një koncert për 7 Mars. Si reagim, Rexha dyshohet t’i ketë shkruar: “Ishalla ke vizë pune se këtu do lajmëroj që sot”.

Por jo vetëm kaq. Sipas raportimeve, këngëtari dyshohet se ka kontaktuar edhe një person i cili thuhet se ka lidhje me autoritetet në Zvicër.

Më herët, Rexha kishte bërë një tjetër deklaratë që ngjalli reagime në opinion, duke pretenduar se gjatë një koncerti në Zvicër disa këngëtarë ishin arrestuar për mungesë vizash pune. Këto pretendime u pritën me skepticizëm dhe u diskutuan gjerësisht në publik.
Pas eliminimit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, Rexha ka paralajmëruar se do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj këngëtares, e njekohesisht opinionistes se BBVK Leonora Jakupi.
