Eduard Kuçi dhe Arditi
Banori Edi Kuçi nuk është më pjesë e garës së Big Brother VIP Kosova 4. Vendimi erdhi nga publiku, i cili përmes votimit vendosi me një shumicë të qartë që ai të largohej nga shtëpia, me plot 65 për qind të votave në favor të eliminimit.
Largimi i Edit erdhi pas një situate të tensionuar brenda shtëpisë, ku ai u përfshi në një debat të ashpër me banorin Arditi. Përplasja mes dyshes eskaloi, duke sjellë reagime të forta jo vetëm nga banorët e tjerë, por edhe nga publiku jashtë, i cili duket se e penalizoi këtë sjellje në votim.
Si pasojë e këtij debati, Edi u dërgua direkt në nominim, një vendim që rezultoi fatal për vazhdimësinë e tij në lojë. Gjatë prime-it të eliminimit, tensioni ishte i dukshëm, ndërsa shpallja e rezultatit konfirmoi se publiku kishte vendosur përfundimisht largimin e tij nga gara.
Në momentin që po largohej Edi iu drejtua Arditit: “Faleminderit që më qite jashtë vetë”
Eliminimi i Edit ndryshon balancat në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 dhe pritet të sjellë dinamika të reja mes banorëve, veçanërisht pas përplasjeve dhe aleancave që kanë nisur të kristalizohen javët e fundit.