Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur vendin, vetëm pak orë pas krimit të ndodhur në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Këtë herë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kala” të Beratit, ku një 42-vjeçar ka humbur jetën pas një goditjeje me thikë.
Sipas informacioneve paraprake, autor i dyshuar është një 62-vjeçar me precedentë penalë për vrasje në Greqi, i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan në konfliktin mes autorit dhe viktimës, ndërsa forcat e rendit janë vënë në ndjekje të tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur qytetin e Beratit.