Fituesi i “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli, ka ndezur kureshtjen e ndjekësve me një postim enigmatik që ka bërë menjëherë xhiron e rrjetit.
Në një imazh të publikuar në rrjete sociale, Luiz shkruan:
“Në shkurt 2026! Lajmet do të bëhen film, dhe filmi do të bëhet lajm.”

Ky mesazh ka ngjallur menjëherë dyshime se bëhet fjalë për projektin e shumëpërfolur filmik që ai do të realizojë së bashku me bashkëshorten e tij, Kiara Tito.
Ky njoftim vjen pas muajsh të tërë spekulimesh dhe pritjesh nga fansat, të cilët kanë qenë në kërkim të detajeve për projektin e parë kinematografik të çiftit.
Në maj të këtij viti, Kiara kishte konfirmuar publikisht për herë të parë planet për filmin, duke u shprehur:
“Jemi duke u organizuar për të bërë një film bashkë. Është hera e parë që e them publikisht. Është një projekt që e kemi shumë për zemër dhe mezi presim ta realizojmë.”
Ende nuk janë dhënë detaje për tematikën, titullin apo skuadrën e produksionit, por postimi i fundit i Luizit është pritur me entuziazëm nga fansat, të cilët kanë mbushur rrjetet sociale me komente dhe parashikime për projektin.
Një gjë është e sigurt, “Lajmet do të bëhen film” dhe nëse është vërtet ajo që mendojnë të gjithë, Shkurti i vitit 2026 do të shënojë rikthimin më të bujshëm të Luizit dhe Kiarës pas “Big Brother VIP”.