Aleksia Peleshi, vajza e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, ka surprizuar publikun me një ndryshim rrënjësor në jetën e saj, duke konvertuar në fenë islame. E njohur më parë për stilin modern dhe shpesh provokues, Aleksia ka zgjedhur tani një mënyrë jetese më të thjeshtë dhe modeste, shpesh e mbuluar me shami.
Në rrëfimin e saj, ajo ka mohuar çdo lidhje romantike me vendimin:
“Qetësohuni, kurrë nuk do konvertohesha për dikë.”

Aleksia tregon se udhëtimi shpirtëror ka nisur pesë vite më parë, kur mori pjesë për herë të parë në faljen e xhumasë, dhe vendimi për shahadet ka ardhur pas një rrugëtimi të gjatë dhe të menduar me kujdes.
Aktualisht, ajo jeton mes Spanjës dhe Egjiptit, duke gjetur një balancë mes besimit fetar dhe jetës moderne.