Thashethemet për një ndarje të mundshme mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt kanë ndezur rrjetin dhe kanë pushtuar portalet online gjatë orëve të fundit.
Shumë faqe rozë raportuan se mes çiftit më të përfolur të showbizit shqiptar ka rënë një “ftohtësi”, duke përmendur si shkak xhelozinë dhe mosmarrëveshjet e kohëve të fundit.

Sipas mediave, dyshimet për një krizë në çift lindën pasi Bora dhe Donaldi dyshohej se nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram, ndërsa disa ndjekës vunë re se në profilet e tyre mungonin fotot e përbashkëta. Këto veprime u interpretuan menjëherë si shenja ndarjeje, duke rikthyer në vëmendje historinë e tyre të shumëpërfolur që gjithmonë ka qenë në qendër të interesit publik.
Megjithatë, pas një verifikimi të thjeshtë, rezulton se këto lajme nuk janë të vërteta. Të dy vijojnë të jenë në listën e ndjekësve të njëri-tjetrit, dhe fotot e tyre të përbashkëta janë ende të publikuara në profilet respektive.


Për më tepër, Bora Zemani ka zgjedhur t’i japë fund çdo hamendësimi me një gjest të qartë publik – ajo ka shpërndarë në Instagram një nga projektet e fundit të Donaldit, duke treguar hapur mbështetjen dhe përkushtimin ndaj partnerit të saj. Ky veprim është parë nga ndjekësit si përgjigjja më e qartë ndaj zërave për ndarje, duke vërtetuar se marrëdhënia e tyre vazhdon të jetë e qëndrueshme dhe plot dashuri.

Çifti Bora–Donald ka qenë ndër më të komentuarit në median rozë, sidomos pas historisë së tyre të rikthyer që pas “Big Brother VIP”, ndaj çdo lëvizje e tyre online përkthehet menjëherë në lajm dhe reagim publik. Kësaj here, duket se rrjetet kanë nxituar më shumë seç duhet — pasi romanca e tyre vijon pa asnjë krizë në horizont.