Ish konkurenti i PP, Ervini
Pas zhurmës që shkaktoi lajmi për fejesën fshehurazi të konkurrentit të “Për’puthen”, Ervini ka reaguar publikisht për herë të parë. Gjatë një live në TikTok, ai është pyetur nga ndjekësit për situatën dhe ka bërë disa deklarata të forta që po qarkullojnë me shpejtësi në rrjet.
“Mua më kanë futur në takim pa dëshirë. Këtë di të them për veten time. Nuk e kam gënjyer kurrë produksionin. Produksionit gjithmonë i kam thënë të vërtetën,” – është shprehur Ervini.
Lexo edhe:
Ai shtoi gjithashtu se po pret një reagim nga produksioni, duke lënë të kuptohet se mund të zbulojë më shumë pas kësaj:
“Po pres të më bëjnë një gjest, vetëm një gjest a do bëhet apo jo, dhe pastaj do ju them unë: “Shpërndajeni Liven”. Jo se jam unë TikTok-er, por do keni çfarë të dëgjoni. Nuk keni nevojë të më pyesni më pastaj, do ju flas vetë unë.”
Deklaratat e tij kanë ngritur shumë pikëpyetje mbi mënyrën se si janë menaxhuar takimet dhe marrëdhëniet brenda programit. Deri më tani, produksioni i “Për’puthen” nuk ka dhënë asnjë reagim zyrtar për situatën.