Kejsi Borri
Pas rikthimit të Rogerit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania dhe kërkesës së tij për falje publike, ka ardhur një reagim i fortë nga motra e Mateos.
Kejsi ka publikuar një Instastory ku duket ekrani i televizorit gjatë prime-it, ndërsa mbi të ka shkruar një mesazh të drejtpërdrejtë dhe pa filtra:
“Falja është hyjnore por ti nuk e meriton
Dhe nuk ta pranon asnjëri
E paç jetën siç ke zemrën
Rrugë të mbarë 👋🏻”
Ky reagim vjen pasi Rogerti, pas daljes dhe rikthimit në shtëpi, kërkoi falje për ofendimin e bërë ndaj motrës së Mateos, si dhe ndaj Selinit dhe babait të saj. Megjithatë, duket se ndjesa e tij nuk është pranuar nga familjarët.
Mesazhi i Kejsit është interpretuar nga ndjekësit si një qëndrim i prerë dhe përfundimtar, duke treguar se për ta situata nuk mbyllet me një kërkim faljeje në prime.
Ndërkohë, përplasja që nisi me ofendimin ndaj motrës së Mateos dhe deklaratën fyese ndaj Selinit, vazhdon të ketë jehonë të fortë jashtë shtëpisë, duke mbajtur publikun të ndarë në dy kampe.