Blogerja Rizarta Hoxha është bërë pjesë e komenteve në rrjetet sociale pas një momenti në emisionin “E Diell”, ku u pyet nga gazetari Bled Mane se kush është presidenti aktual i Shqipërisë.
Në përgjigjen e saj, Rizarta tha: “Ilir Meta, që është në burg?”, duke shkaktuar të qeshura në studio dhe duke u shpërndarë menjëherë në rrjet.
Pas viralitetit të këtij momenti, ajo reagoi me një shënim në InstaStory ku shprehej se ishte në paqe me veten dhe se nuk do të ironizonte më pasi për këtë ajo është bërë tabelë qitjeje. Ajo la të nënkuptohej se nuk bëhej fjalë për një gafë, por për ironi nga ana e saj.
