Pas deklaratës që i shokoi të gjithë se banori i Big Brother VIP Albania, Jozi Marku “është gay”, gazetarja Dasara Karaiskaj “ka goditur sërish”, por kësaj here jo me fjalë, por me foto.
Të forta kanë qenë reagimet kundër saj, por ajo i ka qëndruar deklaratës madje duke ndarë fotot e Jozit me një djalë që pretendon se është “i dashuri” i tij. Ajo ka shpërndarë edhe disa biseda private me personin në fjalë.
“Natën e prime që Jozi nuk la fjalë pa thënë për ta denigruar Rozana Radi më kanë ardhur në DM të gjitha këto screen shots, të cilat përsëri i kurseva dhe nuk i bëra publike. Bëra punën time si gazetare duke kontaktuar direkt burimin e lajmit, pra personin në fjalë. Nga biseda dhe historiku i fotove dola në konkluzionin tim. Publiku të nxjerrë konkluzionet e veta”, shprehet gazetarja.






Vlen të theksohet se nuk dihet lidhja e Jozit me djalin në foto, për të cilin gazetarja aludon se është i dashuri i tij.
Ky i fundit në komunikime, insiston se është i martuar me fëmijë madje i kërkon t’i heqë fotot që gazetarja ka nxjerrë duke thënë se Jozin e ka mik familjar.