Influencerja dhe aktorja Ina Pojani ka emocionuar ndjekësit me një lajm të bukur.
Përmes një videoje të postuar në Instagram, Ina ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të parë.
Në video, ajo shfaqet e lumtur dhe e qetë, ndërsa postimin e ka shoqëruar me një mbishkrim të shkurtër, por plot kuptim:
“Lil April baby on the way”
Ina, e njohur si “motrën e vogël Pojani”, është shpesh në qendër të vëmendjes për postimet e saj plot humor e stil, por jetën private ka zgjedhur ta mbajë larg mediave.
Lexo edhe:
Kujtojmë se në fillim të tetorit, ajo kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj në një ceremoni intime, larg syrit të publikut, dhe tashmë, çifti pret të mirëpresë fëmijën e parë.