
Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka reaguar pas një deklarate të bërë nga Shqipe Hysenaj, pretendoi se Simaku “kishte mbetur në atë gjendje për shkak se i merrte burrat shoqeve”.
Në një reagim në Facebook-un e saj zyrtar, Simaku nuk e përmend asnjëherë Shqipen me emër, por i quan shpifjet si një rikthim i periudhës së hidhur të diktaturës, kur për të flitej me mllef dhe zili. Këngëtarja thekson se prej 10 muajsh emri i saj është përdorur si “tabelë qitjeje” nga njerëz që kërkojnë vëmendje përmes pavërtetave.
“Prej 10 muajsh, emri im është përdorur si tabelë qitjeje nga njerëz që përpiqen të tërheqin vëmendje përmes shpifjeve dhe të pavërtetave. Asnjëherë nuk e kam menduar se do të më duhej të reagoja për gjëra kaq të ulëta, që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin”, shkruan Simaku. Ajo kujton se situata e ngjashme kishte ndodhur edhe në vitet 1985–1988, kur shpifjet lidhnin sukseset e saj me mllef dhe zili.
Këngëtarja thekson se publiku i saj e njeh mirë dhe e di çfarë ka dhënë dhe përfaqëson. “Sot dua t’ju them vetëm kaq: Mua nuk më bëni dot asgjë. Unë vazhdoj rrugën time me dinjitet dhe të vërtetën në krah. Kjo është forca ime”, përfundon Simaku.
Reagimi i saj vjen si një mesazh i qartë kundër shpifjeve, duke rikujtuar se dinjiteti dhe e vërteta mbeten më të fortat përballë sulmeve të kota.
