Gjovalin Shkëmbi, xhaxhai i autorit të masakrës në gjykatën e Tiranës kërcënon gjyqtarin që do të dënojë nipin e tij.
Ditën e sotme, ende pa u mbushur 24 orë nga krimi i rëndë që tronditi sallën e gjyqit, xhaxhai tjetër i Elvis Shkëmbit, Gjovalin Shkëmbi, ka dalë publikisht me një paralajmërim të fortë. Ai ka deklaruar se nuk do të qëndrojë duarkryq nëse nipi i tij ndëshkohet dhe ka bërë të ditur se do të marrë masa për hakmarrje.
Gjatë një interviste për “Shkodra Blog”, Gjovalin Shkëmbi ka bërë një paralajmërim shumë të fortë. Ai ka deklaruar se gjyqtari që do të ketë guximin të dënojë nipin e tij nuk do të shpëtojë pa u përballur me pasoja të rënda, duke nënkuptuar madje edhe kërcënime me armë. Fjalët e tij kanë tronditur jo vetëm opinionin publik, por kanë ngjallur shqetësim edhe tek autoritetet gjyqësore, të cilët tani po mbajnë masat e nevojshme për të garantuar sigurinë brenda sallës së gjyqit.
NGJARJA 6 Tetor 2025
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e 6 Tetorit menjëherë pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Bëhet me dije se gjyqtari Astrit Kalaja ka dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkëmbi. Me dhënien e verdiktit, Elvis Shkëmbi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.