Së fundi po qarkullojnë disa e-maile mashtruese që paraqiten si njoftime urgjente për kartat bankare, faturat apo pagesat, duke i shtyrë përdoruesit të klikojnë lidhje (link) të dyshimta në Telegram. Këto e-maile po dërgohen në mënyra gjithnjë e më të sofistikuara, shpesh si “konfirmime automatike” të formave të kontaktit nga faqe të ndryshme interneti, të cilat viktima nuk i ka plotësuar kurrë.
Si funksionon mashtrimi?
Mashtruesit përdorin forma online të faqeve të ndryshme dhe fusin brenda tyre të dhëna të rreme, duke përfshirë:
emrin dhe email-in e viktimës mesazhe të frikshme për karta bankare, pagesa apo verifikime linke që çojnë drejt kanaleve të Telegram-it të krijuara për mashtrim
Pasi forma dërgohet, faqja ju dërgon automatikisht një email konfirmimi – duke e bërë mashtrimin të duket i besueshëm. Kështu, viktima mendon se ka bërë një kërkesë ose se kartat e saj bankare po rrezikohen.



Të gjitha këto mesazhe çojnë në linke Telegram, gjë që është një sinjal i qartë mashtrimi. Asnjë bankë, institucion financiar apo shërbim serioz nuk kërkon verifikim të kartës nëpërmjet Telegram-it.
Pse po i merrni këto e-maile?
Dikush ka futur email-in tuaj në forma të ndryshme kontakti. Mesazhi që merrni është thjesht përgjigje automatike e faqes, por përmbajtja brenda është e gjitha mashtrim.
Këto e-maile nuk janë të rrezikshme për sa kohë nuk klikoni asnjë link.
Çfarë rrezikoni?
Nëse klikoni në link dhe jepni të dhëna numrin e kartës CVV 3D Secure fjalëkalime atëherë mashtruesit mund të marrin paratë nga llogaria juaj ose t’ju vjedhin identitetin.
Si të mbroheni?
Mos klikoni asnjë link që çon në t.me për verifikim bankar
Kontrolloni gjithmonë dërguesin e email-it
Fshijini menjëherë mesazhet e dyshimta
Vendosni filtrime (filters) në email për fjalë kyçe të rrezikshme
Kontaktoni bankën tuaj vetëm nga faqja zyrtare, kurrë nga linke të ardhura me email