Në këtë banesë, policja 21-vjeçare Aldorjana Loshi i dha fund jetës në mënyrë tragjike me armën e shërbimit.
Krimi i rëndë tronditi jo vetëm banorët e lagjes, por edhe kolegët e saj me të cilët punonte prej më shumë se një viti në Komisariatin Nr.5 të Kamzës.
Aldorjana jetonte e vetme, me qira, ndërsa derën e kishte mbyllur kur kreu aktin e rëndë. Ishin fqinjët ata që dëgjuan krismën e armës dhe njoftuan policinë.
Blutë e Tiranës kanë shoqëruar për të marrë në pyetje të dashurin e saj.
Sipas raportimeve paraprake, dyshohet se para se të vetëvritej, 21-vjeçarja dhe i dashuri i saj kishin debatuar me njëri-tjetrin.