
Një qytetar i shqetësuar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një fenomen që, sipas tij, po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm në ambiente publike në Tiranë. Sipas denoncimit, qytetari kishte vënë re një automjet të parkuar shpesh përballë shtëpisë së tij. Brenda makinës ndodheshin një burrë dhe një grua, të cilët po kryenin akte intime pa u shqetësuar nga fakti se ndodheshin në një zonë të banuar. Ngjarja është regjistruar në zonën e Freskut, në rrugën “Jonuz Lici”, rreth orës 19:30 të mbrëmjes.
Pamjet, që janë bërë publike nga portali JOQ Albania, kanë ngjallur reagime të shumta. Shumë qytetarë i kanë cilësuar këto veprime si të papranueshme dhe fyese, sidomos duke pasur parasysh që ngjarja ndodhi në orare kur rruga është e frekuentuar nga fëmijë dhe familjarë.
Ai shton se raste të ngjashme janë përsëritur disa herë në të njëjtin vend, dhe se banorët e zonës ndihen të shqetësuar e të fyer nga mungesa e kontrollit dhe ndëshkimit të sjelljeve të tilla në publik.
Banorët kërkojnë që Policia e Shtetit të marrë masa për të parandaluar sjellje të tilla të pahijshme, duke shtuar patrullimet dhe ndëshkimet për ata që e shkelin qetësinë dhe moralin publik.


