
Para pak minutash janë publikuar pamjet nga aksidenti tragjik në Pejë, ku humbi jetën vëllai i Gjestit. Fotot janë bërë publike nga mediat në Kosovë.
Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 14:00 në një fshat të Pejës, ku dy të rinjtë udhëtonin me një motoçikletë. Ata u përplasën me një makinë, duke pësuar dëmtime të rënda. Elidion Kelmendi mbetur i vdekur në vend, ndërsa shoku tij ka mbijetuar dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë hetimet për aksidentin e rëndë vijojnë.
Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se drejtuesi i motoçikletës, pasi humbi kontrollin në një kthesë, kaloi në shiritin e kundërt të rrugës dhe u përplas me veturën që po lëvizte në drejtim të kundërt.
“Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur, deri sa drejtuesi i motoçikletes pasi humb kontrollin në njëkthesë ( i dyshuar) gjatë përball kalimit kalon në shiritin e kundërt të rrugës me ç’rast e godet veturën e cila ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e ri të Policisë së Kosovës.