
Ky është momenti tragjik kur gjyqtari i Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja del për herë të fundit nga ambientet e punës së tij, ku u qëllua në mënyrë makabre me armë zjarri, në një prej ngjarjeve më të rënda kriminale ndaj togave të zeza.
Gjyqtari Kalaja nxirret me barrelë nga stafi mjekësor i Urgjencës së Tiranës, në gjendje të rëndë për jetën.
Ai u qëllua në sallën e gjyqit nga 31-vjeçari Elvis Shkambi, menjëherë pasi dha një vendim kundër tij në një çështje pronash. Autori ka qëndruar gjatë gjithë seancës brenda në sallë, i armatosur, në pritje të dhënies së vendimit.
Kalaja u godit nga tre plumba, ku të paktën një plumb e zuri në pjesën e gjoksit. Ai ndërroi jetë rrugës për në spital. Aktualisht, trupi i pajetë i gjyqtarit po tërhiqet nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për ekspertizë.