Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë, pasi është gjetur një foshnjë e pajetë në koshin e plehrave. Një ditë nga gjetja e trupit të pajetë, mediat greke kanë publikuar pamjet e rënda ku shihet babai që mban në dorë qese plastike, në të cilën ndodhet foshnja, e më pas i hedh ato në koshin e plehrave, pranë hotelit ku ata punonin dhe jetonin.
Babai i foshnjes ka rrëfyer në polici se e ka hedhur foshnjën në plehra, por ka thënë se nuk e ka vrarë sepse sipas tij foshnja ka lindur para kohe dhe ka vdekur. Çifti nga Nepali janë arrestuar dhe pritet që ekspertiza mjeko-ligjore e trupit të foshnjës të vërtetojë se çfarë ka ndodhur realisht.