
Pamje shokuese kur alpinisti bie nga maja e malit 5.49 km mbi nivelin e detit dhe humb jetën.
Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur botën ndërsa këto pamje shokuese janë shpërndarë me shpejtësi në rrjete sociale
Sipas Daily Mail një 31-vjeçar, pjesë e një grupi alpinistësh, ka rënë për vdekje nga maja e malit Nama, 5.49 kilometra mbi nivelin e detit.
Sipas raportimeve, ai po përpiqej të bënte një foto për të festuar arritjen e tij, kur rrëshqiti pranë një çarje. Për të kapur momentin, ai kishte hequr litarin e sigurisë, duke e bërë situatën fatale.
Ngjarja ndodhi më 25 shtator në provincën Sichuan, duke lënë bashkëpunëtorët dhe komunitetin e alpinistëve në tronditje. Pamjet e tmerrshme të incidentit janë regjistruar dhe qarkullojnë në video, duke treguar rrezikun e lartë që mbart alpinismi ekstrem.
Ndiqni videon e plotë: