
Olsi Bylyku dhe Egli Tako
Një kujtim i vjetër, që i përket periudhës kur dyshja ishin ende bashkë, vazhdon të qëndrojë i ruajtur në profilin e aktorit në Facebook, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe fansave të tij.
Edhe pse ka kaluar mjaft kohë që kur Olsi Bylyku dhe Egli Tako vendosën t’i japin fund lidhjes së tyre disavjeçare, duket se gjurmët e marrëdhënies së tyre nuk janë zhdukur plotësisht. Një kujtim i vjetër, që i përket periudhës kur dyshja ishin ende bashkë, vazhdon të qëndrojë i ruajtur në profilin e aktorit në Facebook, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe fansave të tij. Ky detaj ka nxitur kureshtjen e shumë prej tyre, të cilët kanë komentuar përse Olsi nuk e ka fshirë ende postimin që lidhet me ish-partneren.
Fotoja, e publikuar më 14 shkurt 2023 (Shën Valentin), tregon çiftin të buzëqeshur, ndërsa Olsi i ka lënë edhe një dedikim:
“Nuk e kemi qejf si festë, por më shumë për çështje rregulli. Gëzuar Shën Valentinin dhe dashuroni çdo ditë @eglitakoooo.”


Kjo vjen pasi Egli, kohët e fundit, foli hapur mbi atë lidhje dhe si sakrifikoi karrierën për të.