Erion Veliaj është thirrur në SPAK nga prokurori Dritan Prençi dhe do të pyetet në pranine e tij dhe tre oficerëve te Byrosë Kombëtare të Hetimit, për dokumentet qe mbajnë firmën e tij për inceneratorin e Tiranës.
Por në momentin e mbërritjes, para godinës kanë qenë edhe disa qytetarë, mes të cilëve ka qenë edhe grupi i Rithemelimit pasi prisnin që Veliaj të paraqitej në SPAK këtë të martë sicc dhe ishte lajmëruar.
Qytetarët i zunë rrugën duke thirrur “O hajdut, o hajdut o plehrë, aty tek vrima e ke vendin”.
Përpara se të futej në ambientet e SPAK, Veliaj është përplasur edhe me ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu që ndodhej përpara godinës.
“Kërkoja Fahriut me 100 mijë euro makinë”, dëgjohet duke iu drejtuar Erion Veliaj.
Disa ditë më parë Veliaj paralajmëroi vetë se do shkonte në SPAK për të dorëzuar dosjet informacionet për të gjitha çështjet.
Ai deklaroi se është treguar bashkëpunues me SPAK-un, qoftë për t’i ndihmuar me mbarëvajtjen e punës së tyre të përditshme, qoftë për çështje të dokumentacionit të nevojshëm për hetimet për këtë arsye ka vendosur të shkojë vetë në ambientet e SPAK.