Një ngjarje e rëndë mes të miturve ka tronditur qytetin e Delvinë më datë 4 mars, ku një konflikt mes disa nxënësve ka përfunduar me plagosjen e një 16-vjeçari. Ditën e sotme, nxënësit e gjimnazit Gjimnazi “Sulejman Delvina” kanë dalë sot në protestë, duke kërkuar transparencë dhe drejtësi për shokun e tyre.
Sipas burimeve për JOQ Albania, fillimisht mes dy të miturve ka nisur një përplasje fizike, e cila më pas ka degjeneruar në përdorimin e një arme të ftohtë. Autori dyshohet se ka goditur 16-vjeçarin katër herë në shpinë me thikë.
I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore dhe, fatmirësisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, nxënësit e shkollës dhe shokët e të plagosurit kanë ngritur akuza ndaj policisë për mënyrën se si është raportuar ngjarja. Sipas tyre, në deklarimet zyrtare është pretenduar se 16-vjeçari është plagosur me një gozhdë dhe jo me thikë.
Nxënësit dyshojnë se ngjarja po manipulohet dhe pretendojnë se babai i autorit mund të ketë ndërhyrë për të zbutur pasojat e rastit. Tensionet janë shtuar edhe më shumë gjatë protestës së sotme. Sipas pamjeve filmike, ata janë përballur me babain e autorit të dyshuar dhe kanë nisur të thërrasin në kor: “Me para nuk mund të blesh çdo gjë”.
Në atë moment, ai është kthyer drejt tyre duke goditur xhepin me dorë në mënyrë demonstrative, gjest që ka shtuar edhe më shumë indinjatën e të rinjve. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në qytet, pasi siapas nxënësve babai i autorit po përpiqet t’i mbyllë gojën të gjithëve nëpërmjet paraeve.
Mesazhi i nxënësve: Pershndetje JOQ dua te ndaj nje lajm shtes per sherrin qe ndodhi para ca diteve ne qytetin e Delvines ku kemi video te babait te djalit qe ka ber krimin, nxenesit i thonin leku nuk blen cdo gjë dhe ai kthehet dhe i bie xhepit me krenari.