
Në debatin e radhës në emisionin “E Diell”, ish-banorja e Big Brother Vip Albania dhe dikur pjesë e programit të njohur “Për’Puthen”, Livia Brunga, ka ndarë për publikun momente të vështira nga një lidhje e kaluar. Ajo foli hapur për periudhën kur ka qenë në një marrëdhënie me një person që, siç rrëfen vetë, kalonte një moment delikat në jetën e tij. Ajo tregoi se ish i dashuri nuk kishte as makinë.
“Kur kam njohur personin më të rëndësishëm të jetës sime, ai kishte kaluar një aksident dhe nuk kishte as makinë. Për shumë kohë, është përdorur makina ime, kështu që nuk i shoh fare ato gjëra materiale,” – është shprehur Livia gjatë debatit në studio. Ajo shtoi se ndonëse mund të duket e pazakontë në një kohë ku shumë vajza shikojnë statusin ekonomik të partnerit, për të lidhjet bazohen te ndjenjat dhe mbështetja reciproke.
“Unë nuk dua të bëj shenjtoren, por kjo është e vërteta,” – vijoi ajo, duke theksuar se nuk është tip që vlerëson një marrëdhënie mbi bazën e të ardhurave.
Në debat u përfshi edhe Xheneta, e cila e cilësoi situatën si një formë shfrytëzimi nga ana e ish-partnerit. Megjithatë, Livia e hodhi poshtë këtë interpretim, duke theksuar se marrëdhënia e tyre kishte qenë e bazuar në mirëkuptim dhe ndihmë reciproke.
“E shfrytëzuar më duket një fjalë pak si e rëndë, por jo, nuk ishte ashtu… ishte një bashkëpunim. Ne kemi ndihmuar njëri-tjetrin,” – përfundoi ajo.
Rrëfimi i Livias ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që e vlerësojnë për sinqeritetin dhe të tjerëve që e kritikojnë për zgjedhjet e saj. Megjithatë, Livia ka treguar se pavarësisht gjykimeve, zgjedh të mbetet vetvetja dhe të ndajë përvojat e saj si mësim për të tjerët.