Selin Bollati ka komentuar raportin e saj me Mirin. Kjo pasi mësoi për ‘Kutinë e Pandorës’ të Mirit, fjalët e babait të saj që kishte thënë në një emision.
Në një bisedë me Juelën e Arditin, ajo ka lënë të dyshohet për marrëdhënien që këngëtari ka jashtë me bashkëshorten.
Teksa flet për rrjedhën e historisë dhe atë se si erdhi këtu, banorja bëri dhe një deklaratë të fortë.
“Mua më ka shkuar mendja që Miri jashtë me partneren e tij nuk ka një marrëdhënie konkrete”, u shpreh ajo.
Selin u bazua edhe në fjalët që Miri i kishte thënë dhe në një formë ngacmimet ndaj saj.
Por i menjëhershëm ishte dhe reagimi bashkëshortes së Mirit e cila në rrjetet sociale ka postuar një video “thumbuese” duke i kthyer përgjigjë aludimeve të Selin.