
Sezoni i 6-të i programit “Goca dhe Gra” në Top Channel ka nisur pak ditë më parë dhe me disa ndryshime. Debatet dhe diskutimet në panelin e zonjave dhe zonjushave do të jenë live gjatë gjithë sezonit.
Në panel këtë sezon do të jenë pothuajse të gjithë emra të rinj, disa i kemi parë të përmenden se mund të ishin e disa na kanë befasuar. Rudina Dembacaj, Ema Andrea, Rozana Radi, Sherina Spahiu dhe Ori Nebijaj do të drejtojnë “Goca dhe Gra” këtë sezon.
Ori Nebijaj ka treguar së fundmi se është single dhe tashmë e di se çfarë kërkon nga partneri i ardhshëm dhe se është gati për një lidhje të re.
Do të mjaftonte që ndjesia e parë që do të më krijojë është e babait të fëmijës . Nuk do doja të ishte i shkurtër, as me karrierë pa kufij, e dua romantik, nuk e dua posesiv as xheloz, dua të jetë njeri i mirë.