Vlora, konkurente e Përputhen
Një deklaratë e fortë e Vlorës ka shkaktuar debat të menjëhershëm në emisionin Përputhen, pasi ajo u shpreh hapur se nuk do të donte një partner murator, duke theksuar se kërkon dikë të barabartë me veten.
Gjatë bisedës në studio, Vlora tha se do të kishte dashur një partner me të njëjtin nivel formimi dhe arsimimi si ajo, duke nënvizuar se është me shkollë dhe se për këtë arsye nuk e sheh veten në një marrëdhënie me dikë që nuk është “i barabartë” me të.
Kjo deklaratë u interpretua menjëherë si nënvlerësim, duke bërë që konkurrenti tjetër, Indriti, të ndërhyjë dhe ta pyesë drejtpërdrejt nëse po e ulte Blendin me këto fjalë. Por Vlora reagoi duke mohuar një gjë të tillë.
“Jo, jo, e ke gabim. Unë jam me shkollë dhe prandaj do doja dikë që është i barabartë me mua,” u shpreh ajo, duke sqaruar se nuk kishte për qëllim të fyente profesionin e askujt, por thjesht po fliste për pritshmëritë e saj personale në një lidhje.