
Ish-banorja e Big Brother Françeska Murati publikoi pak kohë më parë lajmin e mirë se kishte marrë një apartament të ri. Menjëherë nisën ‘llogaritë’ dhe shumë shqiptarë pyesnin se ku i gjeti ajo 700 mijë euro.
Por thashethemet mbi çmimin e shtëpisë nuk zgjatën shumë, sepse doli një video ku shihej se një apartament po digjej. Menjëherë u aludua se ishte shtëpia e re e Françeskës ajo që qe përfshirë nga flakët.
Ish-banorja i hodhi poshtë zërat, duke thënë se zjarri kishte shpërthyer në një tjetër kat.
Ndërsa sot Françeska ka bërë një postim në instastory, ku ka treguar se, sipas saj, dikush ka tentuar t’i hyjë në shtëpi.
Ajo tregoi derën e shtëpisë, të cilën e kishin shkatërruar, në tentativën për ta hapur.
“Dikush ka tentuar të na hyjë në shtëpi. Kanë shkatërruar derën WTF! Kini kujdes me porositë që pranoni te shtëpia”, ka shkruar ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri krahas videos në fjalë.
